Shpërthimi te "Komuna e Parisit", merret në pyetje prokurori Arjan Muça. Policia kqyr kamerat e sigurisë

Një shpërthim me lëndë eksplozive tronditi mbrëmjen e djeshme zonën e "Komunës së Parisit" në Tiranë.

Shënjestër e shpërthimit ka qenë një makinë e parkuar pranë një qendre tregtare.  

Makina tip ‘Mercedes Benz A Class’ që shihni në foton e mëposhtme, i përket prokurorit të KLP Arjan Muça por edhe që përdorej edhe nga bashkëshortja e tij Gentjana Muça, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative Tiranë.

Por siç shihet edhe në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Ora News, shpërthimit nuk i ka shpëtuar edhe një automjet që ishte parkuar pranë atij të prokurorit Muça.

Ky i fundit, pas dëshmisë së djeshme, është marrë mëngjesin e sotme në pyetje nga Policia e kryeqytetit, ku është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë person.

https://youtu.be/7s-BvISfeCA

Në një lidhje direkte për Ora News, gazetari i kronikës Elton Qyno deklaroi se:

“Është ende e papërcaktuar se kush ka qenë objektivi. Ka qenë gruaja apo ka qenë burri i saj prokuror. Në deduksionin tim më shumë është më tepër se mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së bashkëshortes, e cila ushtron detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës Administrative Tiranë. E them këtë pasi vetë zoti Arjan Muça nuk ka një detyrë që mund të krijojë konflikte me persona të tjerë pasi megjithëse mban dekretin apo postin e prokurorit, momentalisht nuk ushtron këtë detyrë por është Inspektor pranë Këshillit të Lartë të ProkurorisëDuke qenë në këtë pozicion nuk është prokuror që kryen hetime sa i përket personave kontigjent kriminalë apo grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri por merret me anën administrative që kërkohet nga KLP për prokurorët apo administratën e prokurorisë. Është një post janë proceseve hetimore.

Bashkëshortja e tij ushtron detyrën e gjyqtares dhe dyshohet se është pikërisht ky funksion që mund të ketë ndikuar apo vendimmarrjet e saj mund të kenë ndikuar në një hakmarrje të mundshme nga grupet kriminale“, u shpreh ndër të tjera Qyno.

Ndërkohë sot, sipas asajq ë raporton gazetari i Ora News Edison Vatnikaj, policia e Tiranës dhe grupi hetimor po monitorojnë kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit ose autorëve.

Kush është Arjan Muça?

Arjan Muça bën pjesë në grupin e 6 prokurorëve të komanduar pranë KLP dhe merret me raportet të vlerësimit të prokurorëve për KPK.

Kohët e fundit është bërë prokuror pasi pjesën më të madhe të karrierës së tij në prokurori e ka si oficer i Policisë Gjyqësore. Është oficer që është bërë pjesë e disa grupeve hetimore. Grupi më i famshëm ka qenë grupi i “Gërdecit”. Por nuk mund të lidhet kjo ngjarje me ngjarjen e sotme pasi distanca kohore është shumë e madhe. Megjithatë, më 18 mars kemi përvjetorin e Gërdecit”, tha gazetari Qyno.

Deklarata e Drejtorit të Policisë Tiranë

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dy vjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e parakolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”.

Lexo edhe: Tiranë, eksploziv makinës së prokurorit Arjan Muça