Basha: PD, fitore plebishitare në 25 prill, kudo dëgjoj vetëm Rama ik!

Basha: PD, fitore plebishitare në 25 prill, kudo dëgjoj vetëm

I bindur se ka ekipin e duhur për 25 prillin, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh i bindur në një fitore plebishiptare në zgjedhjet parlamentare.

Kreu i demokratëve tha se kudo ku shkon dhe këdo takon, dëgjon vetëm dy fjalë: Rama ik!

Basha: Pa pikë dyshimi, ndryshimi do të vijë përmes pjesëmarrjes masive me votë. Kudo dëgjoj vetëm dy fjalë: Rama ik! Edhe ata që nuk e thonë dot, edhe ata kanë një aspiratë dhe janë të qartë se pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim. 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi plebishitare, që shkon dhe përtej sondazheve më optimiste. Ndryshimi bëhet dhe arrihet me votë, Edi Rama këtë e di dhe prandaj ka frikë votën. Parndaj bëri mijëra lojëra për të provokuar deri në bojkot të opozitës. Prandaj ndryshoi në mënyrë të njënanshme kodin dhe kur nuk i eci asnjëra, prapë risolli njerëzit e listave të zeza të DASH dhe kriminelët me shpresën se do ta ndihmojnë ta kthejë Shqipërinë në pashallëkun e tij privat. Edhe sot pashallëk është, ka më shumë pushtet se çdo njeri pas Enver Hoxhës.25 prilli do të jetë ditë e fitores së çdo shqiptari.

https://youtu.be/KeDHBwIg5qI

Vendi Lajme lulzim basha Politikë zgjedhjet 25 prill 2021

EMISIONET