Fenerbahçe në sulm për Muçin, ja sa kërkon Tirana

Ernest Muçi është “xhevahiri” i Tiranës, klub i cili nuk pranon më pak se 800 mijë euro për kartonin e 19-vjeçarit.

Gjatë një interviste për “Sport Magazine” në Ora News, komentatori I njohur do të shprehej se për shërbimet e Muçit klubi belg I Genk kishte ofruar 400 mijë euro por bonuse, ndërsa presidenti bardheblu Refik Halili I kishte thënë “jo”.

Lexo edhe:

Prapaskenat e merkatos, Grillo: Tirana i tha “Jo” ofertës së bujshme të Genk për Muçin

Është folur edhe për shumë klube të tjerë nga Polonia, Zvicra, Austria, Turqia, Ukraina apo Suedia, madje flitet edhe për Veronën në Seria A apo Schalke 04 në Bundesligë.

Ndërkohë sot del në pah një pistë e re.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Turqi, për shërbimet e Muçit interesohet edhe gjigandi i Stambollit, Fenerbahçe.

19-vjeçari po vëzhgohet nga skautët e tyre dhe nëse raporti do të jetë pozitiv, atëherë do të nisin edhe kontaktet për transferimin e tij.