Nga Neymar te Mbappe, ja pse Messi mund të përfundojë te PSG
Më pak se 48 orë nga sfida në Champions League mes Barcelonës dhe PSG, përballja pasurohet nga një duel i ri: lajmet për një transferim të mundshëm të Lionel Messit në Francë. Të paktën sipas asaj që pretendon se ka zbuluar e përditshmja transalpine "L'Equipe".
Gazeta e njohur sportive franceze nuk është zëri i parë autoritativ që ndërhyn në këtë temë: disa javë më parë ishte revista "France Football" që ndezi zjarrin e merkatos me kopertinën e saj ku shihej argjentinasi i veshur me fanellën e klubit francez.
Messi te PSG, por vetëm nëse …
"L'Equipe" nuk e mohon që do të ishte një operacion i komplikuar, duke pasur parasysh që as arka e PSG nuk po përjeton momente të qeta për shkak të efekteve të pandemisë, por gjithashtu pas problemeve të hasura me kontratën e të drejtave televizive.
Për këtë gjë mendohet një largim i Kylian Mbappe, por jo vetëm.
Pavarësisht nga vështirësitë, ajo që mund të bëhet blerja e shekullit, mund të konkretizohet para se "Pleshtit" ti përfundojë kontrata me Barcelonën (qershor 2021).
Nyja Mbappé
Lionel Messi e ka pohuar disa herë dëshirën për të lënë "Camp Nou". Për të mos harruar deklaratat e Leonardos, Di Maria, Neymar etj. Por kushti i vetëm për momentin, mbase më i rëndësishmi, do të ishte largimi i Mbappé, kontrata e të cilit pritet të skadojë në qershor 2022.
Vetëm "humbja" e francezit 22-vjeçar mund të mbulonte shpenzimet për të parë Leo Messin në hijen e Kullës Eiffel.
Të presim e të shohim...
/a.r,OraNews