Sherri në Ballsh, Laçi pezullon sulmuesin kryesor të skuadrës
Klubi i Laçit pezullon sulmuesin Kyrian Nwabueze, i përfshirë në sherrin e djeshëm në stadiumin e Ballshit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, klubi kurbinas shprehet se pas vëzhgimit të pamjeve filmike ka zhvilluar një mbledhje urgjente dhe ka vendosur pezullimin e përkohshëm të sulmuesit.
"Sherri i djeshëm në sfidën me Bylisin dënohet nga klubi ynë, sikurse edhe sjellja e futbollistit tonë", shprehet klubi i Laçit.
Reagim i KF Laçi pas ngjarjes së ndodhur në ndeshjen kundër Bylisit
KF Laçi, pasi ka parë me qetësi gjithçka ka ndodhur përmes videove në ndeshjen me Bylisin, ka zhvilluar një mbledhje urgjente dhe ka vendosur pezullimin e përkohshëm të sulmuesit Kyrian Nwabueze. Sherri i djeshëm në sfidën me Bylisin dënohet nga klubi ynë, sikurse edhe sjellja e futbollistit tonë.
Pavarësisht arsyeve, nga ne nuk mund të pranohen veprime të tilla të dënueshme. Nisur nga gjithë situata e krijuar, Nwabueze do të jetë i pezulluar për momentin dhe ndaj tij do të merren edhe masa të tjera në një vendim të dytë. Dhuna në futboll nuk ka vend dhe ne si klub mbështesim futbollin e bukur dhe “fair-play”.
Urojmë dhe shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, pasi nuk i kanë hije këtij sporti të bukur. Ne si klub do të jemi në shërbim të vlerave dhe të rritjes së futbollit.
Pamjet e sherrit: