Sergio Ramos largohet nga Real Madrid
Sergio Ramos dhe Real Madrid drejt ndarjes.
Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll me "Los Blancos" skadon në verën e ardhshme dhe bisedimet për rinovimin kanë ngecur përfundimisht pasi palët nuk kanë gjetur një akord për firomosjen e një marrëveshje të re.
Duke patur parasysh problemet ekonomike dhe humbjet e mëdha për shkak të pandemisë COVID-19, drejtuesit e Realit i kanë ofruar mbrojtësit të kombëtares spanjolle një kontratë të re me një pagë 10% më të ulët se ajo aktualja të cilën Ramos nuk e ka pranuar.
Sipas asaj që raporton emisioni i njohur sportiv spanjoll "El Chiringuito" shanset që Ramos të qëndrojë te Real Madrid janë thuajse zero.
PSG po e vëzhgon me vëmendje situatën në të cilën ndodhet Sergio Ramos ndërkohë që nuk përjashtohet as largimi nga Europa për një aventurë në SHBA ose Lindjen e Mesme.
Gjatë këtij sezoni, Ramos është aktivizuar në 18 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola.
