Koronavirusi godet familjen bardheblu, humb jetën ish-presidenti i Tiranës, Metush Seferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2021, 21:34
Koronavirusi godet familjen bardheblu, humb jetën ish-presidenti i Tiranës, Metush Seferi
Një lajm i trishtë vjen nga bota e futbollit. Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçare ish-presidentit të klubit Tirana, Metush Seferi.
Ai e drejtoi skuadrën bardheblu në vitet në vitet 1993-1998.
Gjatë këtyre pesë viteve drejtimi të tij, bardheblutë fituan 3 tituj kampion dhe dy kupa republike. Ikja e tij lë pas dhimbjen për familjen e tij dhe atë të futbollit kryeqytetas.
Stafi i Ora News i shpreh ngushëllimet familiarëve. U prehtë në paqe!