VIDEO/ Fiton Teuta, "Djemtë e Detit" fundosin Skënderbeun
Tjetër fitore për Teutën e Edi Martinit.
Skuadra mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-0, në ndeshjen e javës së 19 në Superiore, falë golave të Emiljano Vilës dhe Karabecit, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e tretë të kampionatit.
"Djemtë e Detit" dominuan pjesën e parë, teksa gjetën golin në minutën e 32-të, me anë të mesfushorit Emiljano Vila, i cili shfrytëzoi asistin e Devi Bregut.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu u përpoq të barazonte sfidën, por pa sukses.
Për të vulosur takimin, mendoi Erando Karabeci, me një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 94-rt.
Skënderbeu e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bajramit në sekondat e fundit.
Me këtë fitore Teuta u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 33 pikë në 19 javë, ndërkohë Skënderbeu mbyll tabelën me vetëm 12 pikë.