"Derbi Ok"/ Sherri me Ibrën, prokurorët marrin në pyetje Lukakun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 16:42
Prokurorët federalë Ricciardi, Scarpa dhe Esposito kanë marrë sot në pyetje, në ambientet e qendrës stërvitore “Appiano Gentile” sulmuesin e Inter Romelu Lukaku lidhur me sherrin me Zlatan Ibrahimoviç në ndeshjen e Kupës së Italisë.
Përmes një komunikimi online sulmuesi belg paraqiti versionin e tij lidhur me përplasjen, i ndihmuar edhe nga avokati i klubit Angelo Capellini.
DERBI OK – Por sipas “La Gazzetta dello Sport", si Lukaku ashtu edhe Zlatan Ibrahimoviç nuk janë në dyshim për derbin e së dielës Milan-Inter.
Nëse sulmuesit pezullohen kjo vlen vetëm në Kupën e Italisë. Por në çdo rast, duke marrë parasysh periudhën kohore, nuk ka mundësi të ketë efekt në sfidën e së dielës.
Milan-Inter është programuar për tu luajtur të dielën në 15:00.