VIDEO/ Inter mposht Lazion dhe merr kryesimin e Serie A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2021, 22:57
Interi merr kryesimin e Serie A.
Skuadra e Antonio Contes arriti të mposhtë Lazion me rezultatin 3-1.
Zikaltërit ndalën vrullin e frikshëm të kryeqytetasve, që vinin pas 5 fitoresh radhazi në kampionat, teksa parakaluan Milanin në renditje.
Dopieta e Lukakut dhe goli i Lautaro Martinez, i dhuruar 3 pikë të arta interistëve, që e shohin veten në krye me 1 pikë më shumë se kuqezinjtë e Piolit.
INTER-LAZIO 3-1
Lukaku 22′ (p), 45+1′ , Lautaro Martinez 64′ / Eskalante 61′
Përmbledhja e ndeshjes: