Greqia vaksinon 500 mijë qytetarë
Prej datës 15 Shkurt, Greqia fqinje nis vaksinimin e popullatës me AstraZeneca ndërsa Brukseli siguron marrëveshjen për 300 milionë doza Pfizer në shërbim të unionit.
Greqia numëron vaksinimin e 500 mijë qytetarëve kundër Covid-19. Kryeministri Micotaqis iu referua këtij fakti në një postim në Twitter, duke theksuar se "ritmet e vaksinimit po rriten vazhdimisht".
Në të njëjtën kohë, përshpejtimi i mëtejshëm do të nisë edhe fillimin e vaksinimeve me vaksinën AstraZeneca, ku 45,000 doza tashmë kanë mbërritur në shtetin fqinjë, për të nisur vaksinimin në popullatë prej datës 15 Shkurt.
Pas kritikave të forta në lidhje me vonesat e shpërndarjes së dozave të vaksinave anti-Covid, BE po lëviz me ritme të shpejta për sigurimin dhe shpërndarjen e saj në vendet e unionit.
Brukseli te premten parë përfundoi marrëveshjen me kompanitë Pfizer dhe BioNTech, për furnizimin e 300 milion dozave shtesë të vaksinës.
Për grupmoshën 75-79 vjeç, do të Implementohet vaksina Pfizer.
Qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen, do ta kryejnë atë përmes mesazheve me tekst duke sjellë një lehtësim të procedurës së autoriteteve shëndetësore në Europë.
Vihet re se në muajin Shkurt janë rritur ndjeshëm qendrat e vaksinimit në Europë ku numërohen mbi 750 qendra në total dhe 100 njësi të lëvizshme vaksinimi anti-Covid.