Burg për gjyqtaren Hoxha, Avokati: Ajo që quhet "armike e popullit" është "nënë e 2 fëmijëve"

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë që kishte dhënë më herët për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe të arrestuarit e tjerë.

Ndërsa pas kerkesës së prokurorit Altin Dumani, i cili ngriti edhe akuzë të re per pastrim parash, për mjekun Edvin Prifti, ka ndryshuar edhe masën e sigurisë për të nga pezullim të ushtrimit të profesionit në "arrest me burg", duke urdhëruar arrestimin në sallën e gjyqit.

Pak para shpalljes së vendimit mjeku Prifti deklaroi për mediat se nuk pranonte asnjë nga akuzat e prokurorisë ndërsa tha se e priste ketë vendim përderisa për arrestin e tij ishte shprehur edhe Kryeministri.

“Sapo erdha nga një lokal pranë gjykatës ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit që më thoshte se jam arrestuar dy orë më përpara.  Pyetjet duhet tia drejtoni atij sepse unë tashmë jam arrestuar” .

Gjatë seancës Prifti dhe avokati i tij argumentuan se paratë janë të ligjshme dhe se akuza për pastrim parash është hipotetike, ndaj ai kërkoi një tjetër masë sigurie. 

"Prifti nuk është një person që ligji e detyron të deklarojë pasurinë. Nuk ka asnjë shkelje të ligjit, nëse ai paratë i mban cash apo në bankë."

Reagim për vendimin e gjykatës pati edhe avokati mbrojtës i gjyqtares, Ardian Visha, i cili solli në vëmendje faktin se gjyqtarja është nënë e dy fëmijëve të cilët tashmë kanë mbetur të vetëm.

“Nuk është e ligjshme që ju keni intervistuar një vajzë 13 vjeçare. Gjyqtarja u etiketua si armike e popullit por nuk meriton arrestin me burg për shkaqe humane që lidhet me kushtet shëndetësore të njërit prej fëmijëve të saj dhe tjetrit që e ka të mitur. Eshtë një nënë e vetme që rrit fëmijët”.

Flet vajza e gjyqtares Hoxha: Mamaja ime është e ndershme ka qenë e detyruar të lirojë kriminele

Më herët vajza e mitur e gjyqtares dhe babai i saj pretenduan se ajo kishte vepruar nën presion, ndërsa është ndjerë e kërcënuar.

"Nuk ma ka shprehur por mesa kam dëgjuar, kam bërë lidhjen e  ngjarjeve dhe kam arritur në konkluzionin që ajo ka qenë e detyruar".

 “Vajza ime Enkeleida bëri 19 vjet atje. Kush gjyqtar ka ndejtur në detyrë 19 vjet.

Operacioni për arrestimin e gjyqtares u zhvillua ne Gjykatën e Krujës të enjten.

Arrestimi i saj u bë në sallën e gjyqit sëbashku me avokatin Aldo Tabaku, me të cilin sipas prokurorisë për shkak të afrimitetit që kishte krijuar, bashkëpunonin në skemën për lirimin e të dënuarve nga burgu i Fushë Krujës.

Hetimi kishte zgjatur rreth 7 muaj dhe ky është bërë shkak për zbardhjen edhe të dy korrupsioneve të tjera një në QSUT dhe një në Gjykatën e Pukës.

Në banesën e mjekut u gjet një sasi e konsiderueshme parash, ndërsa 10 mijë dollarë u gjetën në banesën e gjyqtares. 

Enkeleida hoxha duke hyrë në gjykatë

Ne gjykate dhe avokati e 8 te tjerë

Sot mbahet masa e sigurisë për Gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku dhe 8 personat e tjerë të arrestuar për organizimin e skemës së lirimit të të denuarve  kundrejt përfitimeve.

Ata u arrestuan në datën 11 shkurt 2021 pasi sipas SPAK kishin organizuar “një skemë e mirëfilltë kriminale” sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. “

Në gjykatë u paraqit edhe Edvin Prifti mjeku kardiokirurg në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe dy infermieret.

Kush del sot në seancë dhe për çfarë akuzohen

1- Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

2- Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

3- Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

4- Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

5- Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

6- Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

7 – Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

8- Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

9- Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

10- Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Pena.

11-Edvin Prifti, mjek kardiokirurg në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj tij është dhënë masë sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, I dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv I personave që ushtrojnë funksione publike”

12-Trëndafile Frangu, infermiere në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj saj është dhënë masë sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”

13-Migena Skënderi, masë sigurie detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. E dyshuar për veprën penale “Ushtrim I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”

Gjyqtarja Hoxha ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu edhe Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.