VIDEO/ Si në Mesjetë! Zall Bastari pa urë, minibusi "çan" lumin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2021, 22:10
Përtej propagandës së kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili në çdo dalje publike trumbeton me të madhe punët që ka bërë, pak kilometra larg zyrës së tij, qytetarët kalojnë peripeci mesjetare për të vijuar aktivitetin e tyre të përditshëm.
Një rast të tillë sjell ish kryeministri Sali Berisha.
Ky I fundit ka postuar një video në Facebook-un, ku tregohet se si e kalojnë lumit banorët e fshatit Zall Bastar.
“Në Zall Bastar vetëm 9 km nga qendra e Tiranës! Si në mesjetë veçse atëherë rrotat mbanin karrocë kurse sot minibus!”, shkruan mbi video Berisha.