Përgjimi për gjyqtaren: Është tërheq ajo se e ka b...ën keq, se ti e di historinë e saj
Përveç Sajmir Petanit, i dënuari Gentjan Nezaj ishte në plan për tu liruar nga burgu i Fushë Krujës. Por të dyja tratativat kanë dështuar pasi gjyqtarja është tërhequr zbulojnë përgjimet që ndodhen në dosjen e prokurorisë.
Ndërkohë mundi të lirohej nga ky burg, Altin Skëndaj i dënuar me 14 vite për akuzën e "vrasjes me paramendim" dhe me dy vite burg për "Falsifikim të gjëndjes civile".
Në një përgjim të siguruar nga Ora News, vërehet qartë frika e Enkelejda Hoxhës, për të bërë lirimin e këtyre personave apo qoftë dhe uljet e dënimeve.
“Është tërheq ajo, se ajo e ka b…ën keq ajo, se ti e di, historinë e saj…”.
Ky është vetëm një përgjim i kryer mes Gazmir Nezaj, vëllait të Gentjanit dhe një personi tjetër të paidentifikuar nga prokuroria, përgjim i cili tregon qartë fikën e gjyqtares Hoxha, e cila njëkohësisht i kishte garantuar se do e ribënte sërisht gjyqin në një moment të dytë.
Përgjimi mban datën 22 qershor 2020 dhe ka këtë përmbajtje si më poshtë:
Personi: A mos je nga Sauki?
Nezaj: Jo…, jam ke ai lokali ku hangrëm drekë, tek Nord Paki, Fushë-Krujë sa u ktheva prej Kruje…
Personi: Hë ça u ba me djal?
Nezaj: Hiç hala, se kem tërhek, na atë ditë, u desh me ka poshtë me e marr letrën ene me e çu andej. Dy herë e bana Fushë-Krujë –Krujë.
Personi: Pse u tërhoq?
Nezaj: Qashtu tha avokati burr, ku po di…
Personi: E tash?
Nezaj: E tash, sot do qesin ata shortin edhe javën tjetër fillon gjyqi prapë.
Personi: Pse u tërheq gjyqtarja eeee?
Nezaj: Aaaa nuk e di, aaa gjoja jon kon, jan kon ka përgjojnë, edhe seç ka fol ai aty brenda eee… duhet me u tërhek.
Personi: Është tërheq ajo, se ajo e ka b…ën keq ajo se ti e di, historinë e saj.
Nezaj: Po pra po, po bie prapë ajo, po vetëm atë ditë se tha ky…
Personi: Me kë je?
Nezaj: Me babën vetëm, mor telefon Beni ka vjel…këtu ka vij me të takue.
Personi: Unë jam në Sauk, këtu tashti ka i futim një tub tashti me i nxjerr.
Siç duket në këtë bisedë mes dy komunikuesve, ata do hiqnin dorë nga kërkesa, pasi gjyqtarja Hoxha kishte frikë, por nga ana tjetër e ka informuar se do ta ribënin kërkesën dhe se ajo do ti binte sërisht të njëjtës gjyqtare.
Kërkesa për lirimin nga qelia të Gentjan Nezaj, me qëllimin vuajtjen e dënimit në kushtet e shtëpisë, është shpallur e papranueshme në datën 23 qershor 2020.