Koka: Drama në shëndetësi nuk zgjidhet me "prerjen e kokës" të mjekut Prifti; Jorgo: Duhet vetting

Për gazetarin, Bledian Koka, sistemi i shëndetësisë është një dramë e madhe që as nuk fillon dhe as nuk mbaron me mjekun e kapur në përgjime Edvin Prifti.

Për Rtv  Ora, ai thotë se sistemi shëndetësor i tregoi dobësitë e tij me Covidin dhe të gjitha këto raste korrupsioni të zbuluara së fundmi janë pasojë e një keqmenaxhimi që prodhon viktima.

Koka: Në vigjilje të qeverisjes aktuale na u tha se uji rrjedh i pastër nga burimi por ndotet rrugës, e ka fajin individi dhe jo sistemi. Në 8 vjet jemi dëshmitarë të asaj shëndetësie që po i tregon të gjithë dobësitë e saj me pasoja fatale në kohën e Covidit. Personat që kanë dalë në përgjime apo dhe "Tiret" që kemi parë gjatë kësaj kohe janë pasojë e një keqmenaxhimi që prodhon viktima. Kjo është një dramë e madhe që as nuk fillon dhe as nuk mbaron dhe as nuk zgjidhet duke "prerë kokën' e zotit Prifti. Por për çështjen në fjalë nga përgjimet del se ka një shmangie nga betimi i Hipokratit që shërbimi i jepet njeriut që ka nevojë dhe ju duke ndërruar radhët siç është bërë në rastin konkret. Në përgjime thuhet se mjeku për hir të favorizimit me lekë, pa lekë, ka hequr nga radha njërin që mund ta kishte të nevojshëm operacionin për të favorizuar sekretaren e gjykateses që bëri namin duke liruar "të fortët" e Shqipërisë. E keqja është gërshetuar dhe në fund fare e kanë qytetarët. Doktorët si Edvini për mua janë fajktorë të cilët heshtin për turpin e tyre të madh ndërkohë shtojnë milionat e tyre për sistemin e degraduar në të cilin punojnë nga mëngjesi deri në darkë.

Ndërkohë avokatja, Mirela Jorgo, thotë se nevojitet një vetting në sistemin e shëndetësisë.

Jorgo: Rilindja kur kërkoi votat në 2013 pretendoi se kemi shëndetësinë falas, shiko sa zbuluar del. Sistemin shëndetësor publik e degradon në pikë të fundit, i detyron mjekët të zhyten në llum. Kur del sistemi shëndetësor zbuluar lakuriq, del që gjithë sistemi dhe gjithë mjekët nuk janë Shën Maria por të ngjyer në korrupsionin dhe i bie të bëhet vetting në sistemin e shëndetësisë.

Intervista me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana