Pogradec: Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dalin detaje të reja
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në oborrin e një banesë në fshatin Starove të Pogradecit.
Banesa është në pronësi të shtetasit Petrit Çekiçi 53 vjeç dhe nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.
"Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse" njofton policia
Nga hetimet paraprake të Policisë Pogradec ka rezultuar se shtetasi Petrit Cekiçi nuk është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Ora News mëson se nipi i Petrit Çekiçit ka varë në vitin 2014 një person me mbiemrin Hoxhallari. Fillimisht dyshimet nga familjarët e të ndjerit kanë qenë se autor ka qenë Petrit Çekiçi, por hetimet e nxorën të pafajshëm.
Ndërkohë dy djemtë e tij pak kohë më parë kanë patur konflikt me persona të cilët janë me precedentë penal.
Këto mund të jenë 2 pistat e mundshme, por më tepër gjasat janë për konfliktet e djemve të tij.