BOOM: I moshuari prej 2 vitesh jeton nën dritën e kandilit me vaj

Këtë javë stafi i emisioni"BOOM" në Rtv Ora ka udhëtuar drejt fshatit Arrëz të Lushnjes.

Në rubrikën "Shqipëria  pa filtra" të kësaj të premteje solli historinë e të moshuarit Vladimir Mitri.

"Jam 59 vjeç dhe jetoj vetëm. Gruaja më iku në vitin 1997, dhe tha mbaj me shëndet fëmijët. Vajza ishte 3 vjeçe dhe djali ishte 6. I rrita vetëm, shpirti ma di. Edhe sot po jetoj vetëm. Ajo nuk do t'ja dijë për kalamajtë. Vetë rrija pa ngrënë për të ushqyer kalamajtë".

Por vetmia nuk është problemi i vetëm i Vladimirit. I moshuari ka dy vite qe nuk ka drita në shtëpi dhe kandili me vaj e shoqëron në orët e mbrëmjes.

E dhimbshme deri në kufijtë e të pabesueshmes është jeta e këtij të moshuari. 

"Kam dy vjet që rri pa drita, me kandil. Kam një radio të vogël që dëgjoj lajmet. Kam një sobë aty që lahem. Vetë i laj rrobat me dorë. Jam mërzitur jashtë mase.Pension nuk marr, po punova do të ha. Po nuk punova do ti lyp ndonjërit ndonjë kafshatë bukë. Shtëpia është e shkatërruar komplet. E kam rregulluar tavanin me bajga lope, me mistri."

Apeli i tij shkon për këto kë ka mundësi ta ndihmojnë.

"U bëj thirrje shqiptarëve të më ndihmojnë sa të kenë mundësi për drita dhe një shtëpi. Ju lutem më ndihmoni."