Gazetari: Te Trauma nuk punonte ashensori prej një jave, i merrnin pacientët në krahë për te salla e operacionit

Rastet e fundit të korrupsionin në shëndetësi kanë shtuar edhe më tej mosbesimin e qytetarëve te ky shërbim publik.

Por gazetari, Bledian Koka, thotë se ka edhe mjekë modelë dhe sipas këndvështrimit të tij janë ata që denoncojnë problemet dhe keqmenaxhimin në këtë sistem.

Për Rtv Ora, gazetari solli në vëmendje një denoncim të marrë nga Trauma.

Koka: Dje mora një njoftim nga mjekë në spitalin ushtarak të cilët më thanë Bledi të lutem hajde dhe na ndihmo se ka një javë që nuk punon ashensori dhe i ngrenin pacientët në krahë për ti çuar në operacion. Një pacient dje kishte qenë 100 e ca kile dhe nuk e transportonin dot dhe mbeti pa bërë operacionin. Shkuam dhe bëmë kronikën sot dhe rilindja rregulloi ashensorin. Këta janë mjekët.

Intervista me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana