Ju flet Moska: Paratë e Ndragheta-s do të vijnë në Shqipëri përmes Dubait
Përgjimet e Antimafias për Ndraghetën dhe investimi i Dubait në portin e Durrësit ishin në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Dy lajme që duhen si pa lidhje me njëri-tjetrin kanë ardhur kohët e fundit. I pari është përgjimi i Antimafias italiane për atë që sëpaku vetë kryeministri Edi Rama e quan përpjekja e organizatës kriminale italiane Ndragheta për të depërtuar në Shqipëri. Ngjarja e dytë është njoftimi që dha kryeministri Rama që një biznesmen i madh në Dubai i grupit "Emaar" Mohamed Alabbar do të bëjë një investim të madh në portin e Durrësit dhe më gjerë mbi 2 miliard euro. Një port turistik dhe një port tregtar i ri. Ku i gjen parë Dubai që të investojë kaq shumë? Para ka. Dubai është një nga Emiratet e Bashkuara Arabe që nuk është i pasur me naftë. Pasurinë e ka siguruar përmes tërheqjes së parave në offshore. Offshoret janë zona, qendra ku ka banka, kompani që tërheqin para nga bota duke u siguruar sekretin dhe duke siguruar investime fitimprurëse për to dhe tërheqin para të pista sepse offshoret ruajnë sekretin bankar. Dubai është një vend ku sundon një person, nuk ka shtet ligjor që të kontrollojë hyrjen e parave të pista dhe krimin e organizuar. Është vetë shteti që e lejon hyrjen e parave të pista dhe e mbron, kjo është mënyra e jetesës së tyre. Organizata kriminale ndërkombëtare si Ndragheta i gjuajnë këto vende si Dubai dhe investojnë atje.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.