Shkodra nën ujë: Nuk mjafton uji, ulen temperaturat, nisin reshjet e borës

Në ditën e 36-të, sot situata në zonat e përmbytura të Shkodrës është bërë edhe më problematike.

Shkak është ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e para të dëborës, raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.

Janë mbi 5300 ha tokë nën ujë në qarkun e Shkodrës ndërsa të përmbytura vijon të jenë dhe lagjet periferike në Shkodër dhe në njësitë administrative

Në Dajç rruga kryesore bëhet shumë e vështirë e kalueshme.

Problematikë është dhe prezenca e ujit në aksin kryesor të Velipojës që e lidh me Shkodrën.  Këtu kërkohet prezenca e mjeteve të ushtrisë.

3100 ha të përmbytura në Dajç e Bërdicë, gati 300 shtëpi të rrethuara nga uji

Rreth 3100 hektarë tokë bujqësore dhe 59 shtëpi janë të mbuluar nga uji në Dajç dhe Berdicë.

Këto zona vazhdojnë të jenë më të goditurat dhe prej javësh janë nën pushtimin e ujit.

Situata e përmbytjeve në Njësinë Administrative Dajç

-Rreth 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

-Rrugët e bllokuara  në fshatrat Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.

-9 shtëpi të përmbytura

-Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

-Lëvizja me vetura është bërë e pamundurnë lagjen Mazija- Suka Dajç.

- Rruga Belaj- Pentar, është e pakalueshme vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.

-Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

- Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në …

Situata e përmbytjeve në Njësinë Administrative Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

 -Rreth 1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.

- Rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).

- 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.

 -Në lagjen Maksuti ,Qokthi ,Tula ,Xhurreta ka prezencë uji dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).