Rinisin reshjet e dëborës në qarkun e Korçës në disa zona rekomandohen zinxhirët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2021, 08:49
Juglindja e vendit ka veshur qilimin e bardhë këtë fundjave.
Reshjet e dëborës kanë nisur në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm në Qarkun e Korçës.
Kontraktorët e mirëmbajtjes kane nisur punën për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj.
Autoritetet rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve për mjetet e vogla në Qafën e Qarrit, në rrugën e fshatit turistik të Dardhës dhe në rrugën Voskop- Voskopojë.
Reshjet e dëborës vazhdojnë në disa zona të shoqëruara me erë të fortë.