Dibra pushtohet nga reshjet e dëborës e ngrica, temperatura - 5 gradë

Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë mëngjes të shtunë.

 Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të para të ditës duke u shoqëruar nga era e fortë.

Trashësia e borës nuk është e madhe por zonat malore, disa fshatra nw Bulqizë dhe Dibër kanë pasur probleme me energjinë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës.

Qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht nuk raportohet për probleme në akset rrugore.