Vlorë: Digjet fugoni që transportonte udhëtarë dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2021, 07:34
Një fugon është djegur rreth orës 01:00 mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se furgoni është në pronësi të një kompanie transporti udhëtarësh Vlorë- Rinas.
Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flaket. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.