Koka për mjekun e kapur në përgjime: S'kam parë koleg ta mbrojë, nga informacionet është dhe më…

Gazetari, Bledian Koka, thotë se detajet e e dala nga përgjimet për mjekun Edvin Prifti janë vetëm maja e ajsbergut.

I ftuar në Rtv Ora ai thotë se pikërisht për shkak të pozitës së tij të rënduar, nuk ka dalë asnjë koleg ta mbrojë ndryshe nga rastit i mjekut Allkja për të cilin u ngritën në protestë.

Koka: Nuk besoj se ka pasur fushatë linçimi ndaj mjekut, ne kemi informuar si me gjithë dosjet e tjera çfarë thuhet në përgjime. Ajo që thuhet në përgjime në vlerësimin paraprak tregon që mjeku në fjalë është përfshirë në një favorizim përmes edhe parave që tregojnë se ky person është i përfshirë. Nga informacionet që kemi ne është edhe më shumë i korruptuar dhe nën akuzë nga mjekët që sot nuk kanë gojë ta mbrojnë. Nëse do të ishte i pafajshëm do të ishte si në rastin e zotit Allkja që u shkarkua për propagandë nga Rilindja dhe ui ngritën mjekët në protestë. Nuk kam parë ndonjë mjek që ta mbrojë. Ne vuajmë nga kultura e pandëshkueshmërisë por edhe gjyqet publike. Por në momentin që një institucion drejtësie, e duam apo nuk e duam, po vepron duke përdorur mekanizmat që ka shteti dhe ligji ne nuk duhet ti bëjmë avokatin askujt por edhe as gjyqin publik që këtu në Shqipëri janë një modë.

Intervista me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana