Votim dhe numërim elektronik në Tiranë, Komisioni vendos sistemin elektronik në 50 qendra votimi
Votat e të paktën 50 mijë zgjedhësve në Tiranë do të numërohen në mënyrë elektronike. Komisioni Rregullator në KQZ ka vendosur të përfshijë teknologjinë deri në daljen e rezultatet të 25 prillit në minibashkinë numër 8 ose 3 në Tiranë.
25 prilli i vitit 2021 do të shënojë votimin dhe numërimin e parë elektronik në Shqipëri.
Kryekomisioneri Ilirian Celibashi në raportimin në Komisionin Rregullator ka propozuar që ky proces të realizohet në një nga dy njësitë e Tiranës.
Do të jenë rreth 50 mijë zgjedhës që do të kenë të drejtën që të mësojnë rezultatin e votimeve përmes numërimit elektronik.
Dakordësi në diskutim u dha dhe prej përfaqësuesve të PS,PD dhe LSI.
Kryetarja e Komisionit Rregullator Iliriana Nano nënvizoi rëndësinë e pilotimit.
Edhe pse përgjatë një muaji është debatuar mbi rreziqet e votimit dhe numërimit elektronik, anëtarët e Komisionit dhanë votë unanime.