Universiteti i Mjekësisë vendos për sezonin dimëror: Provimet online dhe në auditore

Studentët e mjekësisë do ti zhvillojnë provimet e sezonit dimëror të alternuara, online dhe në auditore sipas protokollit anti-Covid. Vendimi është marrë sot nga Universiteti i Mjekësisë.

Sezoni do të zgjatet 45 ditë, siç edhe kërkoi Ministrja Kushi. Studentët nuk do të penalizohen për shkak të mungesave.

Për studentët që nuk marrin dot pjesë në këtë sezon provimesh do të ketë një mundësi të dytë.