Mbyllen hetimet për “Velierën”, Sazan Guri: Durrsakët të reagojnë, vijojmë betejën ligjore
Gati katër vite pas nisjes së ndërtimit, Gjykata e Durrësit ka pushuar hetimet për çështjen e shumëpërfolur Veliera, duke lejuar kështu vijimin e punës në projektin me vlerë gati 5 mln euro. Por përfaqësues të shoqërisë civile që mbrojnë tezën se vepra cënon trashëgiminë, thonë se nuk do të tërhiqen nga beteja ligjore ndërsa kanë bërë thirrje edhe për reagim qytetar.
Gjykata e Durrësit vendosi të mbyllë dosjen e shumë përfolur “Veliera” dhe urdhëroi pushimin e hetimit për projektin në qytetin bregdetar e kthyer në një çështje të debatit publik.
Gjyqtari, Petraq Çuri, me vendimin e marrë këtë të martë i la rrugë të lirë vijimit të punimeve që kanë nisur katër vite më parë dhe që do të kushtojë rreth 5 mln euro.
Përfaqësues të shoqërisë civile që kishin kërkuar që çështja të kalonte në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për shkak se aty janë të përfshirë zyrtarë, thanë se nuk do të heqin dorë nga beteja ligjore.
Sazan Guri: Ky do të tjetë i treti rekurs në Gjykatën e Lartë, do të shkojmë te SPAK-u për prokurorë dhe gjyqtarë që kanë bërë këto lëshime, sidomos për kryetar Bashkie dhe ministren e Kulturës e drejtorin e Institutit të Arkeologjisë.Fryma mbahet nga ato që quhen gjykata ndërkombëtare.
Në vitin 2008 e njëjta gjykatë vendosi të pushojë çështjen për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Projekti "Veliera" u kundërshtua që në prezantim nga qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për dëmtim të trashëgimisë arkeologjike në qytetin bregdetar.
Pas katër viteve beteja ligjore, debatesh dhe akuzash të forta, vepra është drejt përfundimit.