“Taqi Shqiptari” njeriu që u kap katër ditë më parë me Alket Rizain në BMW
Së bashku me shqiptarin Alket Rizai, i cili kishte dalë nga burgu, duke marrë vetëm 5 ditë leje policia ndaloi edhe një shqiptar tjetër ( Në foto)
Sot, shqiptari ende i paidentifikuar me emër, por që sipas mediave greke thërritet “Taqi Shqiptari”, ka dalë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi ndaj tij ishte marrë një masë sigurimi në mungesë, për shkak të implikimit të tij në vrasjen e Roland Shëmbitrasit.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se 45-vjeçari është një nga autorët e vrasjes së shqiptarit Roland Shëmbitrasi, me origjinë nga Korça dhe që ka jetuar në Librazhd.
Pas largimit nga Shqipëria, 39-vjeçari Shëmbitrasi jetonte prej vitesh në Greqi dhe u ekzekutua më 10 tetor 2017 në orën 04:40 të mëngjesit në lokalin “Joy Bar”, biznes në të cilin ishte bashkëpronar.
Policia nga Departamenti i Prokurorisë së Vrasjeve të Sigurisë po heton përfshirjen e 45-vjeçarit të arrestuar në vrasje të tjera që kanë qenë të lidhura me luftën për epërsi gjatë natës.
Pas tre vjet hetimesh, hetuesit e Sigurimit më 14 janar 2021, paraqitën në prokurori një çështje për vrasje ndaj shqiptarit, 45-vjeçar të arrestuar.
Sipas burimeve të policisë, identifikimi i autorit të dyshuar u arrit falë deklaratave të dëshmitarëve dhe materialit filmik.
Sipas shkresave të çështjes, një 38 vjeçari grek, anëtar i një prej banditëve më të fuqishëm në Atikë, i cili u vra një muaj më parë në Ilioupoli, mori pjesë në sulmin e përgjakshëm.
Ai ishte i pranishëm në “Joy Bar” natën e vrasjes dhe u largua vetëm disa minuta para sulmit të armatosur.
Është e mundur dhe dyshohet se ai të jetë personi që drejtoi autorët, duke u dhënë atyre sinjalin për sulmin.
Ndërkohë, 45-vjeçari shqiptar u arrestua të premten e 30 janarit 2021, në Lamia, nën shoqërinë e Alket Rizait.
Oficerët e Drejtorisë lokale të Policisë e gjetën atë në një xhip të blinduar me dritare të errëta.
45-vjeçari shqiptar përshkruhet si "dora e djathtë" në vrasjen e biznesmenit shqiptar, dhe një nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë.
Ai bënte udhëtime të rregullta në vendin e tij, si dhe në Angli. Autoritetet greke po hetojnë përfshirjen e tij në raste të tjera kriminale.