Durrës: 240 mln lekë investim nuk zgjidhin situatën në Currila, përsëri rrëshqitje dherash

 “Falë kësaj ndërhyrjeje të qeverisë shqiptare, këtu kemi një transformim rrënjësor, janë mbjellë 50 mijë fidanë dhe brenda një harku 2-3 vjeçar do të kemi një pamje të transformuar të një kodre të gjelbëruar dhe një larmi bimësie”

Kjo ishte deklarat e Kryeministrit Edi Rama, në Mars të Vitit 2015 kur mori pjesë në përfundimin e fazës së parë të rehabilitimit të Kodrës së Currilave.

Por, 6 vite më vonë, dhe pas një investimi që kushtoi plot 240 milionë lekë, në këtë zonë vijojnë rrëshqitjet e dherave.

Së fundmi, pemë të mëdha, dhera dhe inerte kanë zënë rrugën e Currilave, duke vënë në rrezik kalimtarë dhe bizneset që ndodhen në vijën bregdetare poshtë kodrës.

Automjetet dhe qytetarët e kanë pasur të vështirë të kalojnë.

Kodra e Currilave është një ndër zonat më të zhvilluara, vecc universitetit aleksandër moisiu një numër I madh banesash dhe biznesesh I kanë dhënë një frymë tjetër ekonomisë. Por duket se masat për mbrojtjen e tyre nuk kanë dhënë efekt