"Plani i PD i dështuar"/ Gazetari i citon Ahmetajn, Basha: Nga e tha? Nga Nusreti?
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka kursyer batutën kur një prej gazetarëve të pranishëm në bashkëbisedim atë çfarë deklaroi më herët ministri i shtetit për rindërtim Arben Ahmetaj lidhur me Programin Ekonomik të selisë blu, lançuar pak ditë më parë.
Kryedemokrati i kujtoi darkën e famshme në Dubai, ndërsa e fajësoi së bashku me kryeministrin Edi Rama si një prej përgjegjësve kryesorë për gjendjen aktuale të vendit.
Gazetari: Ministri Ahmetaj tha se, që në mandatin tuaj të parë, në vitin e dytë, me këto taksa, me këtë program tuajin ju do të dështoni.
Lulzim Basha: Nga e tha? Nga Nusreti?Apo nga ndonjë restorant tjetër? Se më thanë, prapë në Dubai ishin. Nuk merrem unë me njerëz të dështuar që kanë 8 vite që premtojnë e s’mbajnë asnjë premtim. 8 vite që dështojnë. Këta janë njerëzit. Edi Rama i pari dhe Arben Ahmetaj ndër kryesorët që i sollën Shqipërisë taksa më të larta, rritje të kostos së jetës, papunësi, largimin e rinisë dhe shkatërrimin e ekonomisë. 8 vite këta kishin gjithçka në dorë. Njëri kryeministër, tjetri ministër financash de juro e sot prapë ministër financash, rindërtimi e ekonomie de facto.
Këta punuan për veten e tyre dhe një grusht njerëzish. Braktisën të gjithë shqiptarët. Këta janë arsyeja pse shqiptarët kanë paketën më të vogël të ndihmës në kohën e pandemisë. Këta janë arsyeja pse stacionet e autobusëve mbushen çdo ditë me të rinj që largohen drejt Perëndimit. Këta janë arsyeja pse familjet shqiptare kanë më pak para në xhepat e tyre. Këta janë arsyeja pse shtresa e mesme taksohet më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Këta janë arsyeja pse mjerimi, pra varfëria ekstreme, është dyfishuar.
Lexo edhe:
Programi i PD, Basha: Fiton Shqipëria, humb Edi Rama
Programi i PD, Rama: Si karakteri i Lulit, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore