Rrëzohet dekreti i Metës për taksat, Opozita parlamentare: Ligji favorizon oligarkët
Komisioni parlamentar për ekonominë dhe financat ka rrëzuar dekretin e Presidentit për kthimin e ndryshimeve në ligjin për taksat me argumentin se këto ndryshime ndihmojnë kompanitë të rimëkëmben pas pandemisë. Ndërkohë opozita Parlamentare votoi kundër qëndrimit të mazhorancës me argumentin se po favorizohen oligarkët.
"Duhet të jetë më e gjere, duhet të mbulojë të gjitha fushat dhe ti japë insiativat të gjitha llojeve të industrive dhe jo vetëm të një industrie, fiks siç është rasti konkret i rentes minerare"
Me këtë argument Presidenti i Republikës kërkoi rishikimin e ligjit sa i përket heqjes së rentes minerare për disa kategori. Madje këshilltari ligjor Bledar Dervishi shpjegoi në komisionim e ekonomisë dhe shkeljen e kushtetuese.
Bledar Dervishi: "Kësaj nisme i është vlerësuar nga Presidenteti se i munngon transparenca që në momentin që është propozuar. Duke zgjeruar fare rentet minerare për një perpiudhë 30-vjeçare në mënyrë indirekte Kuvendi i Shqipërisë ka cënuar atë që quhet Autonomi Vendore, pasi autonomia nuk mund të garantohet nëse nuk do të ketë të ardhura të plota"
Për mazhorancën ligji ndihmon kompanitë në situatën e pandemisë.
"Rreth 3600 të punësuar në Industrinë përpunuese, por janë po aq dhe mos më shumë, rreth 4500 në Industrinë Minerare" deklaron Edlira Hyseni.
Por, për opozitën parlamentare ligji favorizon oligarkët.
"Ata oligarkët pa emra këtu duken te vendosja e selektive e taksave" u shpreh Artur Roshi.
Në tre vite vendimi ka efekt në buxhet.
"Është në masën 500 milion lekë" thotë deputetja Vasilika Vjero
Pavaresisht kesaj dekreti i presidentit u rrezua me shumice votash: 7 vota kundër e 4 pro.