Banorët e Maliqit në protestë, u shkoj jeta rrugëve me baltë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2021, 15:34
Qindra banorë të katër fshatrave në bashkinë e Maliqit vendosin të veshin këpucët me qese për të kaluar në rrugën që u çon në banesë.
Fshatrat Prenisht, Shqitas, Vërçun dhe Kakaç vuajnë nga mungesa e investimeve nga bashkia e Maliqit e cila prej më shuëm se vitesh drejtohet nga Gëzim Topçiu.
Të ndodhur para kësaj situate ata kanë dalë në protestë.
Ata kërkojnë të bëhet rruga.
“Kemi 30 vite në këtë gjëndje. Në 2021 duhet të dalësh vetëm me çizme” thonë banorët.
Ata paralajmërojnë se nëse nuk u rregullohet rruga do bllokojnë aksin nacional.