Me pranga në duar e fytyrë të mbuluar, 36-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e gjyshes: Lojë e babait
36-vjeçari, Saimir Meçani, i akuzuar se përdhunoi e rrahu gjyshen 89-vjeçare do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimit. Por pasi u njoh me masën e sigurisë, ai tha se e gjitha ishte një lojë që po i bënte babai për ti marrë pronat.
Gjykata e Lushnjes vendosi të mbajë në qeli 36-vjeçarin Saimir Meçani, i akuzuar për përdhunimin dhe rrahjen e gjyshes 89-vjeçare, në banesën e familjes në Grabian.
Me pranga në duar e fytyrën e mbuluar nga brenda furgonit të Policisë, i riu mohoi akuzat ndërsa foli për një lojë nga ana e të atit që sipas tij kërkon ti marrë pronat.
Familjarët e kanë lënë të riun të vetëm përballë drejtësisë, ndërsa avokati që e mbrojti në Gjykatë tha se 36-vjeçari dha variante të ndryshme, duke tentuar të nxjerrë veten të pafajshëm.
Ngjarja në kufijtë e makrabritetit u shënua tre ditë më parë, ndërsa 36-vjeçari rrezikon deri në 12 vite burg.
LEXO EDHE
Lejuan gazetarët të pyesin 36 vjeçarin që përdhunoi gjyshen, pezullohen tre efektivët e Policisë
Komunikimi i Meçanit me gazetarët në fugonin e Policisë:
Gazetari: Je i pafajshëm ti?
I akuzuari: Ja do shikohet ajo
Gazetari: A ke kryer marrëdhënie me gjyshen?
I akuzuari: Ça muhabeti është ai. S’marr vesh. Nuk kuptoj
Gazetari: E ke përdhunuar gjyshen ti?
I akuzuari: Gjallë në botë jo.
Gazetari: Nuk e ke kryer përdhunimin?
I akuzuari: Jo. Do shikohet pas 5 ditësh.
Gazetari: Pse të akuzon babai?
I akuzuari: Akuzon babai?! Nuk akuzoi atë ditë ai. Të nesërmen vajti atje. Pse nuk tha ai atë ditë?
Gazetari: Çfarë të thoshte?
I akuzuari: Të thoshte atë. Që atë ditë. Të shkonte që atë ditë atje...
Gazetarja: Po pse duhet ta bëjë babai një gjë të tillë? Ai është babai juaj biologjik?
I akuzuari: Ai është babai im. Qysh i vogël më vuri baba tjetër. Qysh i vogël nuk më donte. Do të më shesë edhe tokat.
Gazetarja: Po nënën kush e ka dhunuar?
I akuzuari: Nuk e di. Ai edhe plakën time e la ai. Edhe plakën time e la. Bëheshe xheloz te plaka ime. Plaka ime 60 vjeçe...
Gazetari: Po në Greqi për çfarë je dënuar?
I akuzuari: Nuk jam dënuar
Gazetari: Për çfarë je arrestuar?
I akuzuari: Për “apellas” se isha pa letra
Gazetari: Për përdhunim? Ke dhunuar kushërirën tënde?
I akuzuari: Jo. Nuk është e vërtetë.
Meçani u prangos dy ditë më parë nga policia e Divjakës, e cila ndaj tij ngriti dy akuza.
36 vjeçari rrezikon 12 vite burg, ndërsa 89-vjeçarja e dhunuar vijon të jetë në spital.

Lexo edhe:
E rëndë në Divjakë, nipi përdhunon gjyshen e tij 89-vjeçare
Akuzohet për përdhunimin e gjyshes së moshuar, 36-vjeçarit do t’i bëhet ekspertim mendor