Ngacmimet seksuale në ushtri, precedim penal kush ngacmon edhe me fjalë vartësit
Në ushtri nuk do të tolerohen as ngacmimet seksuale me fjalë ndaj vartësve, por as përfshirja në fushata elektorale. Madje masat disiplinore mund të shkojnë deri në procedim penal ndaj ushtarakëve. Këto janë disa nga ndryshimet që u diskutuan në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mbi ligjin për Disiplinën në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Forcat e armatosura do të kenë rregulla më të forta sa i përket disiplinës. Në komisionin e sigurisë kombëtare është diskutuar projektligji në të cilin theksohet ndëshkimi i eprorëve në rastet e ngacmimit seksual të vartësve.
"Ngacmime seksuale në formën e padëshiruar seksuale, kërkesë për favore seksuale dhe sjelle të tjera verbale apo fizike të një natyre seksuale të kërkuara nga eprori ndaj vartësve ose ndaj ushtarakut në gradë më të ulët gjatë ose jashtë orarit të punës përbëjnë vepër penale. Organizimi i lojrave të fatit në ambjentet ushtarake me qëllim përfitimin e vlerave monetare ose materiale"- thotë Ermonela Felaj.
Për deputetët masa disiplinore nuk duhet të ndalojë precedimin penal.
"Unë nuk di ndonjë rast që këto nuk përbëjnë vepër penale. Nëqoftëse kemi të bëjmë me ngacmim seksual gjithmonë këto përbëjnë vepër penale"- thotë deputetja Elena Xhina.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes theksuan se ky nen është në ligjin aktual, por me një përmirësim.
"Kur bëhet nga personat me gradë të lartë te ato me gradë të ulët shkojmë deri në lirim"- avokati, Ismail Shehu.
Dënime do të ketë edhe për ata që përfshihen në fushatë elektorale.
"Nëqoftëse një ushtarak aktiv do të marrë flamurin e një partie kur Kushtetuta ja ndalon kryen një shkelje të rëndë"- shton Shehu.
Pas komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare është seanca parlamentare që do të vendosë për votimin me apo pa ndryshime