“Plan për të çmontuar LSI” Kryemadhi i kthehet Ramës: Ne do ta çojmë në azil, të kujdesemi për të

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë e Lezhës i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me planet e tij për të shkatërruar LSI.

Kryemadhi ka thënë se këto plane të Ramës për LSI kanë marrë fund, ndërkohë që shton se ajo do ta çojë në azil kryeministrin.

Kryemadhi: Pra ajo që është sot  e rëndësishme për ne është që kemi ide. Përveç se kemi ide kemi vizion, kemi plan, kemi program, të cilat do ti çojmë përpara dhe do ti realizojmë sepse ne e mbajmë fjalën, ne iu qëndrojmë qytetarëve tanë, ne iu qëndrojmë njerëzve, por mbi të gjitha i qëndrojmë vendin tonë. Ne e duam vendin tonë dhe do ti shërbejmë atij. Kjo është një nga pikat tona kryesore që ne do të ecim të vendosur në rrugën tonë. Planet e Edi Ramës në ikje për LSI kanë marrë fund, kanë dëmtuar, janë si ato reaksionet kimike të cilat nuk arrijnë dot të shpërthejnë bazën kështu që ne jemi aq bazë e konsoliduar, me përqindje shumë të lartë. Kështu që e ka shumë të vështirë për të ndryshuar këtë reaksion kimik i cili ka marrë rrugën e vetë dhe letra  e lakmuesit do të bëhet e kuqe nuk mund të bëhet dot më as e verdhë, as rozë dhe as lejla.

Ne kemi parë vetëm gënjeshtra, mashtrime,300 mijë  vendet  e punës, uljen e çmimit të energjisë elektrike, pensionet e dyfishuara, çdo gjë me dyfish, tani nuk ka më, tani dhe vaksinën e dyfishuan, kështu që ne duhet ti japim fund gënjeshtrave të tij dhe të kujtdo tjetër që kërkon të ngrejë pasurinë e vetë për 3-4 veta në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Skrap jo tha Elona Guri, por ne do ta çojmë në azil se na vjen keq për atë. Të kujdesemi”, shton Kryemadhi.

Lexo edhe: “Do çonte LSI për skrap”, Rama: Basha më tradhtoi, unë jo