Policë të maskuar dhe të armatosur rëndë/ Dje iu bë atentat babait, si u shoqërua sot në gjykatë Ilir Lika

Është zhvilluar ditën e sotme, nën masa të rrepta sigurie, seanca paraprake gjyqësore  ndaj Ilir Lika( Xhepaj), personi i cili dyshohet të jetë një nga bashkepunëtoret në ekzekutimin e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur në maj të vitjt 2020 brenda një lokali në autostraden Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Elvis Hila, senca gjyqësore është shtyrë nga Gjyqtari Olti Skrama, i cili ka vendosur që seanca gjyqësore ndaj Xhepajt të shtyhet për në datën 17 Shkurt.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Mamurrasit babit të dyshuarit për vrasjen e biznesmenëve, iu bë një atentat ku mbeti i plagosur.

Lexo edhe:

Po kthehej nga varrimi i së motrës… Detaje të reja nga atentati i 60-vjeçarit në Mamurras

Mbyllen hetimet për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, dërgohen për gjykim 4 persona