Sherr mes të rinjve në Shkodër, plagoset me thikë 16-vjeçari

Një  16-vjeçar është plagosur me thikë në Shkodër. Autor i dyshuar për ngjarjen është një 18-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në afersi të shkollës 9-vjeçare "Ndre Mjeda".

"Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘’Ahmet Haxhija’’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën".

16-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në bark dhe është futur në mënyrë urgjente në sallën e operacionit ndërsa pritet për tu pare se si do të jetë gjendja e tij pas operacionit.

Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë.

Dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit.

Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në konferencën e zhvilluar sot garantoi se mazhoranca do të organizojë zgjedhje me standardet më të lartë më 25 prill.