Ekskluzive/ Video dhe foto të sherrit në Kavajë: Pronari i hotelit u godit me çelës papagall, plagosi gruan italiane
“Ora News”, publikon ekskluzivisht videon dhe fotot e dhunimit të Kastriot Demës, pronarit të hotelit në Kavajë, ku ndodhi përplasja fizike dy ditë më parë.
Ai që është në pamjet filmike rezulton të jetë Gentjan Barometaj, i cili rezulton të jetë kuzhinier në restorantin dhe hotelin ku ndodhi ngjarja.
Njëherësh Barometaj mësohet se shërben edhe si shofer i shtetases italiane, Charlote Dema, ish-bashkëshortes së Kastriot Dema.
Konflikti mes burrit dhe ish-gruas italiane ishte përkeqësuar kohët e fundit për shkak të ndarjes së pasurisë si dhe një mase arresti ‘arrest shtëpie” nga gjykata e Kavajës, për Kastriot Demën.
Burrë e grua, natën kur ka ndodhur ngjarja, janë konfliktuar për çështjen e rrobave, pasi italiania i ka marë rrobat e Kastriotit, duke ia hedhur jashtë.
Ky i fundit ka dalë nga dhoma, ku qëndronte në “arrest shtëpie” dhe ka shkuar në ambjentet e restorantit, ku qëndronte ish-gruaja, e cila po darkonte me kuzhinierin Gentjan Barometaj, një pastruese nga Filipinet me inicialet F.V dhe kamarierin Eduard Veliu.
Kastrioti ka filluar të kërkojë llogari dhe më pas është larguar në drejtim të dhomës së tij të hotelit në katin e dytë.
Në ikje ai ka mbyllur me çelës derën që lidh ambjentet e restorantit me të hotelit.
Por kjo derë rreth orës 01:20 është thyer me forcë nga kuzhinieri Gentjan Barometaj dhe më pas ky i fundit ka shkuar në dhomë ku qëndronte Kastriot Dema.
Këto janë pamjet filmike të rregjistruara nga vetë Kastriot Dema, ku duket qartë se ai është kërcënuar dhe kanosur me jetë. Në këtë konflikt është përfshirë dhe ish-gruaja e Kastriotit, Charlota, e cila e ka kapur këtë të fundit me thonj në pjesën e fytit dhe mjekrës.
Fotot dhe videoja e publikuar nga “Ora News”, tregon qartë dhunën me sende të forta të kryer nga Kastriot Demës.
Ky i fundit ka qëlluar ish-gruan e tij me thikë në dorë, duke i shkaktuar një plagë të lehtë.
Gjatë kësaj kohe, Kastriot Dema, ka marë në telefon babain e tij, duke i thënë “…baba duan të më vrasin…”.

Momentalisht Kastriot Dema, ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit ku po mer trajtim mjekësor, pasi nga goditjet me grushta, thonj dhe çelës papagall ka marrë plagë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Për momentin Demës i është komunikuar arrestimi për akuzën e Dhunës në familje dhe largim të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
