Zgjedhjet e përgjithshme, Kume: Të përshpejtojmë procedurat për votimin elektronik

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume në një intervistë për RTV Ora ka folur në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit duke kërkuar rregullsi të të gjithë procesit.

Sipas Kumes, projekti pilot për votimin elektronik duhet të vendoset në zbatim sa më parë, ndërkohë që është një detyrë që i takon KQZ.

Kume: Sistemet elektronike janë projekte pilote që nuk kanë të bëjnë me fletëvotimin dhe duke qenë të tilla, vlera që rezultati që duhet të kenë duhet të jetë rezultat përfaqësues. Kërkon patjetër që atje ku do të përfaqësohet ky projekt pilot, masa duhet të jetë përfaqësuese. Këtë gjë mund ta bëjë shumë mirë KQZ dhe në funksion të këtij institucioni është bërë edhe kërkesa në partitë politike se ku mendojnë ato.

Mos të harrojmë që është një problem i diskutuar kohë më parë. Kujtojmë që dy vite më parë, kur PD ishte në Kuvend është zhvilluar një tryezë e rrumbullakët, ku janë paraqitur nga përfaqësues demokratë kriteret që duhen mbajtur parasysh se ku do të zgjidhet mostra, pra ku do të zhvillohet projekti pilot. Për mua problemi është të përshpejtojmë procedurat që të mund të realizojmë këtë përdorim teknologjie në zgjedhjet e 25 prillit, se koha ecën shumë shpejt.