Varrezat me koncesion, Bashkia e Durrësit do t’i kalojë privatit mirëmbajtjen e tyre
Një tjetër kontratë koncesionare pritet t’i shtohet buxhetit të shtetit gjatë këtij viti.
Këtë herë është Bashkia e Durrësit që ka menduar t'ia kalojë privatit mirëmbajtjen e varrezave.
fondi i miratuar nga këshilli bashkiak për këtë projekt arrin në 8.8 milionë lekë të reja në një vit, pa përcaktuar kohëzgjatje.
Bashkia e Durrësit ka tentuar edhe në vitin 2019 për ta privatizuar këtë shërbim, pikërisht në periudhën kur u miratua për herë të parë kjo kërkesë në Këshillin Bashkiak.
Në atë kohë rezultoi se nuk ka pasur kompani të interesuara për të ofruar shërbimin.
Ky shërbim deri më tani është ofruar nga Ndërmarrja Komunale dhe pritet që bashkia të zhvillojë procedurën e prokurimit publik për të përcaktuar kompaninë fituese.
Privatizimi nuk dihet nëse mund të shoqërohet me rritje të tarifës së shërbimit, pasi kjo gjë do të vendoset më pas nga subjekti që do arrij të nënshkruajë kontratën.