Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Vlorë 26-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2021, 15:02
Policia e Vlorës ka arrestuar një 26 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik narkotikësh.
Në pranga ka rënë Amarildo Çoba, 26 vjeç, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 21.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve" parashikuar nga Kodi Penal italian dhe ligji “Për drogat”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.