Ish-kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira paditet në SPAK për shpërdorim detyre

Ish-kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira është paditur në SPAK.

Ajo është paditur nga kryetari aktual, Nuri Belba, dhe akuzohet se ka abuzuar me tenderin e ndërtimit të një fushe sporti në Prrenjas.

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal ndaj ish-Kryetares së Bashkisë Prrenjas Miranda Rira nga radhët e LSI për shpërdorim detyre.