Rritet kurba e rasteve të reja, 8 qytetarë humbin betejën me Covid-19
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 896 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që 8 qytetarë kanë humbur betejën me pandeminë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 3761 testime
Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,420 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (29 Janar 2021)
Raste të reja ditore 896
Të shëruar në 24 orë 514
Të shtruar në spitale 309
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3761
Testime totale 351,485
Raste pozitive 76,350
Raste të shëruara 46,420
Raste Aktive 28,572
Humbje jete 1358
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16528
Fier 2207
Durrës 1560
Shkodër 1382
Elbasan 1322
Vlorë 1242
Lezhë 1031
Korçë 895
Berat 914
Gjirokastër 589
Dibër 447
Kukës 455