“Duam t’ju japim shpresë”, Basha me pensionistët: PD, jo thjesht rrotacion, por alternativë për vendin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në një familje pensionistësh, ku u shpjegoi atyre dhe pensionistëve shqiptarë efektet që do të sjellë programi ekonomik i PD. Basha tha se Partia Demokratike kërkon t’i japim shpresë vendit jo thjesht të fitojë një parti apo koalicion.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në familjen e çiftit Lili e Lulzim Sula në Tiranë ku gjatë një bisede të lirë u shpjegoi atyre dhe pensionistëve shqiptarë efektet që do të sjellë programi ekonomik i PD.
Basha sqaroi planin e tij duke u ndalur në veçanti tek programi për rritjen e pensioneve.
Lulzim Basha: Nevoja më e madhe është për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, sepse ekonomia ka qenë e shkatërruar edhe më shuma. Askush nuk e ndjen këtë më shumë në xhepa dhe në tavolinë sesa ju vet pensionistët.Unë i kam të dy prindërit pensionistë. Nënën e kam arsimtare me pension njësoj si ju.Rritja e pensioneve me programin tonë, është jo më pak se 5%. Dyfishimi, domethënë rritja sa dyfishi i inflacionit, por jo më pak se 5% në çdo rast.Tani ju vet i bëni llogaritë, sa merrni dhe çfarë do të thotë kjo për pensionit tuaj mujor.
Me këtë lloj rritje ne shpresojmë që brenda një kohe jo të gjatë, pensionet shqiptare në tërësi mesatarja e tyre të kap dhe të dal mbi mesataren e pensioneve të rajonit.Pra, një sërë masash të cilat kanë për synim në radhë të parë të stabilizojnë, të normalizojnë dhe të rimëkëmbin ekonominë. Por duhet me fillu me atë pjesë të popullsisë e cila është më e goditura, që jeni ju. Se përllogaritet që janë afro 650 mijë pensionistë. Pensionet shumica prej tyre i kanë në nivelin e mbijetesës.
Çifti i të moshuarve i thanë Bashës se me pensionet e tyre ndonëse cilësohen normalë, nuk garantojnë dot as minimumin jetik.
Gëzim Sula: Ne të dy kalojmë, jemi me pensione mesatare, të dy. Dhe me këto, të themi të drejtën, nevojat, atë minimumin jetik me zi e arrijmë. Pjesët e tjera është patjetër kontribut i fëmijëve. Me ata. Me këto pensione ne nuk mund të arrijmë, sepse janë ilaçet, janë faturat që janë detyrimet një herë të parat. Ditën që do të marr pensioni, puna e parë që do të mendoj është shlyerja e detyrimeve. Mbasi i shlyej ato bëj hesapet e tjera se si duhet të jetë racioni ditor për të mbyllur muajin, RPT deri në pensionin tjetër.
Ndërkohë në një tjetër video, Dorian Teliti, shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, pjesë e grupit të ekspertëve që kanë punuar për programin e Partisë Demokratike , shpjegoi taksën e sheshtë 9 përqind dhe efektet e saj tek qytetarët shqiptarë.
Teliti: Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anulojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e sheshtë prej vetëm 9%.Sot ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj. Karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë. Gjithashtu edhe energjia elektrike do të ulet.