Prokurorja e parë ndërlidhëse për Shqipërinë fillon në Eurojust

Fatjona Memçaj ka nisur punën si Prokurorja e parë Ndërlidhëse (PN) për Shqipërinë në Eurojust.

Roli i saj i ri në Agjencinë e Bashkëpunimit për Drejtësinë Penale të Bashkimit Evropian është rezultati i drejtpërdrejtë i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Eurojust-it dhe Shqipërisë, e cila hyri në fuqi në nëntor 2019.

Shqipëria është vendi i 10-të joanëtar i BE-së që ka një PN në Eurojust.

Zonja Memçaj do të punojë krah për krah me kolegët nga Shtetet Anëtare të BE-së në hetimet ndërkufitare që përfshijnë Shqipërinë.

Memçaj, 44 vjeçe, ka përvojë të gjerë në ndjekjen penale të krimit financiar dhe korrupsionit, si dhe ka qenë përgjegjëse për bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar në Shqipëri.