"Duam rrugë, jo propagandë nga Veliaj", protestojnë banorët e fshatit Sinaballaj në Rrogozhinë

Ndodhet vetëm pak kilometra nga autostrada Rrogozhinë-Peqin, por kjo është situata në rrugët e fshatit Sinaballaj.

Banorët kanë dalë në protestë, me kërkesën për investime.

"Njëherë bie shi dhe bëhet gjithë baltë paguajmë taksat s'ka rregullim s'ka gjë".

"Sa herë bie shi këtu bëhet rezervat me ujë", shprehen banorët.

Ata kanë hedhur akuza ndaj Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj, i cili bëri një takim pak ditë më parë në Rrogozhinë.

" Erdhi Erjon Veliaj mblodhi nja 4-5 njerëz edhe bën propagandë Sinaballi kështu Sinaballi ashtu se nuk ka ardhur ta shikojë vetë me sytë e tij edhe këtë kërkojmë në të bëhet rruga leri ato s'ngelëm në për propagandën e Erjon Veliajt", shprehet një banor i zonës.

Bashkia e drejtuar nga socialisti, Edison Memolla, thonë që nuk ka bërë asnjë investim, dhe i ka lënë pas dore qytetarët të cilët e kanë të vështirë të dërgojnë fëmijët në shkollë.

"Do të vijë tjetri të sjellë fëmijën në shkollë kjo është rruga që shkojnë fëmijët për shkollë".

"Këtu është problemi që paguhen taksa ndriçimi pastrimi rrugën e të gjitha dhe ka zero shërbim", thonë banorët.

Reshjet e shiut e vështirësojnë më tej situatën në infrastrukturën në këtë fshat ku jetojnë rreth 1200 banorë.