PAMJE TË TMERRSHME/ Futbollistët e Shënkollit "karate" me ata të Vllaznisë. Asnjë masë nga FSHF
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2021, 19:18
Nuk janë pamje nga një ndeshje kick-boksi, as nga Wrestling, por i përkasin ndeshjes Shënkolli U19 – Vllaznia U19.
Siç shihet qartë në videon që sjell Ora News, futbollistët shkodranë kanë rënë pre e ndërhyrjeve anti-sportive dhe shumë të rrezikshme të bashkëmoshatarave të Shënkollit, ndërsa FSHF ka dënuar dhunën por pa marrë asnjë masë.
Ndërhyrje të tilla, jo vetëm që nuk kanë lidhje me futbollin, por rrezikojnë seriozisht karrierën e futbollistit. Për këtë arsye, në vende të tjera ndëshkimet për veprime të tilla janë shumë të rënda.