VIDEO/ Pushime për ditëlindjen e Georginës, karabinierët nisin hetimet për CR7-ën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2021, 16:33
Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ka thyer rregullat e koronavirusit për t’i dhuruar një ditëlindje të paharrueshme të dashurës së tij Georgina Rodriguez.
Teksa Juventusi luante çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Spalit, portugezi dhe partnerja e tij ishin duke pushuar në një resort malor në Courmayeur, rreth 100 km larg Torinos.
Sipas "Corriere dello Sport", ata qëndruan në një hotel që duhet të ishte i mbyllur ndërsa dihet që udhëtimi nga një qytet në tjetrin është i ndaluar në Itali.
Çifti nuk është gjobitur ende, por mund ta pësojnë keq nga imazhet në rrjete sociale ku duken se po shijojnë dëborën në rezort.