Në vendin e fundit të renditjes, por tifozët nuk braktisin Skënderbeun. Ja surpriza që i bënë

Jemi larg kohërave që ekipin e futbollit Skënderbeu, e shihnim të pakonkurrueshme në vend, por edhe me performanca dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Aktualisht ekipi korçar pozicionohet në vendin e fundit të renditjes në "Superligën Shqiptare", duke grumbulluar vetëm 12 pikë në 16 ndeshje të luajtura.

Përtej performancave të dobëta, tifozët këtë mëngjes kanë zbritur në fushën ku bën stërvitje ekipi dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre.

Teksa ekipi stërvitej, ata kanë brohoritur në kor, si për të dëshmuar se janë gjithmonë pranë klubit.