Ibrahimoviç nderon dhe fundos Milanin, Inter kualifikohet për më tej

Emocione, gola, sherr, karton të kuq, por në fund triumfon Inter.

Derbi i Milanos në Kupën e Italisë vishet zikaltër me ekipin e Antonio Contes që vazhdon më tej.

Milani e nisi shumë mirë ndeshjen teksa gjeti golin i pari me anë të Zlatan Ibrahimoviç, në minutën e 31.

Por kur kuqezinjtë kryesonin ndeshjen, suedezi e la skuadrën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq që mori në minutën e 58.

Interi përfitoi nga avantazhi numerik duke gjetur golin e barazimit në minutën e 71 me Lukakun që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa golin e fitores e shënoi Eriksen në minutat shtesë.

Danezi shënoi një supergol nga goditja e dënimit.

Në gjysmëfinale Inter do të përballet me fituesin e çiftit Juventus-Spal.